LAJMI I FUNDIT:

“Ndoshta atij i pëlqen të vërshëllehet”, ylli i Barcelonës për Vinicius Jr

“Ndoshta atij i pëlqen të vërshëllehet”, ylli i Barcelonës për Vinicius Jr

Ylli i Barcelonës, Ilkay Gundogan ka mbrojtur homologun e tij të Real Madridit, Vinicius Junior, kundër pretendimeve se ai qëllimisht përpiqet të ngacmoj kundërshtarët e tij me stilin e tij të lojës.

Më herët gjatë javës, drejtori dhe zëdhënësi i Barcelonës, Mikel Camps, u bë tituj për postimet në Twitter se Vinicius Jr meritonte një shuplakë të mirë dhe se ‘nuk është racizëm’, për të cilin zëvendës-presidenti Rafa Yuste ka kërkuar falje.

E gjithë kjo ndodhi pas një incidenti kur Real Madridi ishte duke fituar 2-0 kundër Bragas, dhe Vinicius Jr bëri një numër driblimesh të panevojshme.


Eskalon situata para El Clasicos: Anëtari i bordit të Barcelonës thotë se Vinicius e meriton një shuplakë fytyrës pasi është palaço
Lexo po ashtu Eskalon situata para El Clasicos: Anëtari i bordit të Barcelonës thotë se Vinicius e meriton një shuplakë fytyrës pasi është palaço

Gjatë një interviste me Esport3 përpara El Clasico, Gundogan u pyet nëse ai mendonte për Vinicius Jr si një lojtar provokues.

“Dikush mund të interpretojë veprimet e Vinicius si një provokim, por për mua, sinqerisht, nuk janë”.

“Me sa duket, ai tashmë e di se nëse i bën këto gjëra, do të vërshëllehet. Por, ndoshta atij i pëlqen të vërshëllehet, nuk e di…”, ka thënë Gundogan.

E cilësoi palaço dhe tha se meriton një shuplakë, Barcelona thyen heshtjen pas komenteve ndaj Vinicius Jr
Lexo po ashtu E cilësoi palaço dhe tha se meriton një shuplakë, Barcelona thyen heshtjen pas komenteve ndaj Vinicius Jr

Është diçka që Vinicius Jr e ka pranuar në gjykatë. Braziliani ishte i sinqertë gjatë një dëshmie në gjykatë se i pëlqen të ngacmoj tifozët kundërshtar pasi kjo i jep motivim shtesë.

Megjithatë në shumë raste, fansat nuk e kanë kuptuar as ku është linja dhe sa i ulët është racizmi. Kjo është e dukshme, duke pasur parasysh trajtimin që është marrë nga braziliani në vitet e fundit. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Për katër ditë, dy suspendime për Jude Bellingham

Për katër ditë, dy suspendime për Jude Bellingham

La Liga
Konfirmohet nga Italia: Real Madridi ka tri vite që e ndjek sensacionin e Torinos, dëshiron ta marrë qysh në verë

Konfirmohet nga Italia: Real Madridi ka tri vite që e ndjek sensacionin e Torinos, dëshiron ta marrë qysh në verë

La Liga
Kalo në kategori