LAJMI I FUNDIT:

Ndodhën për herë të parë, këto ngjarje u futën në histori (Foto)

Ndodhën për herë të parë, këto ngjarje u futën në histori (Foto)

Në histori përfshihen ngjarje që ndodhin për herë të parë, apo që kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për interesin e komunitetit.

Nga shpikja e kompjuterit të parë në selfie e parë, janë ngjarje të shënuara,  por në fakt ka edhe një herë të parë, kur një grua mundi të ngiste një motor.


Ne kemi mbledhur për ju 23 herë herët e para, që janë futur në histori. Nëse nuk mbani mend telefonin e parë celular ose jeni shumë i ri për ta ditur këtë dhe nëse nuk keni parë kurrë kompjuterin e parë të Apple, atëherë shkoni imazhet  e mëposhtme për të zbuluar ngjarjet që janë futur në histori. /tch/

Kompjuteri i parë i Apple, 1976- Ky është kompjuteri i parë i zhvilluar nga Steve Wozniak dhe i paraqitur publikut nga Steve Jobs. Është blerë nga një person: Paul Terrell. Ditën tjetër, Jobs u shfaq zbathur në dyqanin kompjuterik të Terrell, “The Byte Shop” dhe bëri marrëveshjen e parë në historinë e Apple.
Makina e parë e quajtur Ford “Quadricycle”,1896-Makina e parë e dizajnuar nga Henry Ford në garazhin e tij quhej “Ford Quadricycle”. Ajo ka punuar në benzinë dhe me 4 goma biçiklete. Pas këtij suksesi, Henry Ford vendosi të krijojë kompaninë Ford Motor në vitin 1903.
Tesla e parë, 2008-Tesla Roadster, e quajtur edhe Dark Star, është automjeti i parë elektrik i baterisë i prodhuar nga Tesla Motors. Prodhimi u ndal në vitin 2012, por premtoi të rifillojë modelin deri në vitin 2020.
Dalja e parë publike me bikini, 1946- Krijuesi i bikinit modern konsiderohet dizajneri parisian, Louis Reard. Bikini u shfaq për herë të parë në publik më 5 korrik 1946, nga Micheline Bernardini, një balerinë në Kazino de Paris.
Restoranti i parë McDonald’s, 1948-Restoranti i parë i McDonald’s u hap në San Bernardino më 1948. Në fillim, Richard dhe Maurice McDonald shisnin ushqim barbecue, por pastaj e rihapën restorantin me patate të skuqura, lëng portokalli, hamburgerë dhe Coca-Cola. Tani ju mund të gjeni jo vetëm restorant por edhe një muze dhe një dyqan dhuratash!
Fotografia e parë e rrufesë, 1882-Ky fenomen natyror u regjistrua për herë të parë nga William Jennings. Jennings donte të kuptonte nëse rrufeja me të vërtetë kishte një formë zigzage.
Annie Edson Taylor u bë një aventuriere në një përpjekje për të fituar para. Qëllimi i saj ishte që të kapërcente kaskadën e rrëmbyeshme të Niagaras me një fuçi dhe ia arriti. Ishte 63 vjeçe dhe ishte personi i parë që e bërë këtë!
Fotografia e parë me ngjyra 1861- Fotografia e parë me ngjyra u bë nga James Maxwell gjatë eksperimenteve të tij me teknologji me tre ngjyra. Fotografia tregon një shirit skocez.
Celulari i parë, 1973- Kjo pajisje që peshonte mbi 1 kg, mbajti ngarkesën vetëm për gjysmë ore dhe zgjati 10 orë për tu karikuar. Dita që Martin Cooper shpiku telefonin e parë celular në botë, ai telefonoi një kompani konkurrente dhe tha se po fliste me një telefon celular.

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Kalo në kategori