LAJMI I FUNDIT:

Ndodhë edhe kjo: Fitonte duke shitur kavanozat me gazrat e tij!

Ndodhë edhe kjo: Fitonte duke shitur kavanozat me gazrat e tij!

Gary Cockburn nga një stacion policor në Tennessee të Shteteve të Bashkuara, ka konfirmuar arrestimin e një burri të paemëruar me kavanozat e mbushur me gazrat e tij!

Pasi nuk kishte lejen adekuate dhe malli tij nuk ishte regjistruar për shitje, forcat e rendit ia kanë konfiskuar, transmeton Telegrafi.


I ndaluari për shitje gazrash pa leje

“Ofronte pordha nga ushqime të ndryshme. I kemi konfiskuar 150 kavanozë”, ka thënë Cockburn lidhur me rastin.

Megjithëse tingëllon e çuditshme, ai për një kohë të gjatë kishte shitur gazrat e mbyllura në këtë formë, ndërsa blerësit janë nervozuar që i është ndaluar aktiviteti.

Ende nuk dihet se çfarë dënimi mund të rëndojë mbi të, pasi nuk ka ndonjë ligj që saktëson se mund të ndalohet kjo veprimtari. /Telegrafi/