LAJMI I FUNDIT:

Ndodh edhe kjo në “Kush dëshiron të bëhet Milioner?”: Kandidatja shfrytëzon të dy ndihmat për t’u përgjigjur në “Ku gjendet Muri i Madh i Kinës?” (Video)

Ndodh edhe kjo në “Kush dëshiron të bëhet Milioner?”: Kandidatja shfrytëzon të dy ndihmat për t’u përgjigjur në “Ku gjendet Muri i Madh i Kinës?” (Video)

Një konkurrent në edicionin turk të “Kush dëshiron të bëhet Milioner?” shfaqje jashtëzakonisht popullore, versioni indian i të cilit quhet Kaun Banega Crorepati, menjëherë u bë subjekt i talljes sapo ajo nuk ishte në gjendje të përgjigjet se ku ndodhej Muri i Madh i Kinës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një 26-vjeçare të diplomuar në Ekonomi nga Stambolli të cilës i janë dhënë katër opsione për pyetjen nga e cila ajo kishte për të zgjedhur atë të saktën.


Kina, India, Koreja e Jugut dhe Japonia ishin opsionet e ofruara, për të cilat konkurrentja kishte dy “mundësi tjera” për të gjetur përgjigjen.

Pamjet e shpërndara tanimë me të madhe në rrjetet sociale thuhet se tregojnë garuesen Su Ayhan, plotësisht të “humbur” nga pyetja.

Dhe për ta ndihmuar atë të vlerësojë zgjedhjen e duhur, ajo zgjodhi që së pari të merrte mundësinë e “sondazhit të audiencës”.

Mungesa e konsensusit midis votuesve, me vetëm 51% të përzgjedhjes së Kinës, e shtyu atë të përdorte edhe mundësinë e dytë, atë të “telefononi mikun”.

Por edhe pse situata u shpëtua nga miku i saj, Su Ayhan u eliminua në raundin e ardhshëm dhe me të kanë filluar talljet, së bashku me gjendjen e arsimit në Turqi. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Kalo në kategori