LAJMI I FUNDIT:

Ndodh edhe kjo, deveja në skaj të rrugëve të Filadelfisë së mbuluar nga bora (Foto/Video)

Ndodh edhe kjo, deveja në skaj të rrugëve të Filadelfisë së mbuluar nga bora (Foto/Video)

Qindra mijëra shoferë që e kanë frekuentuar sot rrugën 309 në Filadelfia të SHBA-ve, kanë pasur çfarë të shohin – një deve duke qëndruar pranë një furgoni të bardhë.

Deveja jo vetëm që po qëndronte në skaj të rrugës së mbuluar nga bora, por e gjitha ndodhte në Pensilvani e jo në ndonjë shkretëtirë, transmeton Telegrafi.


Mediat shpejt e morën vesh se deveja quhet Ajnshtajn që është dashur të dërgohet në qendër të qytetit për të marrë pjesë në një event, por ishte furgoni ai që ishte prishur dhe kishte bërë që deveja të qëndrojë për disa momente në borë.

Dhe duke parë se ishte pothuajse e pamundur ta dërgojnë në destinacion, shoferi pasi kishte rregulluar  furgonin e kishte rikthyer në kopshtin zoologjik. /Telegrafi/