LAJMI I FUNDIT:

Para nisjes së El Clasicos: Florentino Perez befason të gjithë me vendimin që ka marrë

Para nisjes së El Clasicos: Florentino Perez befason të gjithë me vendimin që ka marrë

Për herë të parë në 20 vjet, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk do të marrë pjesë në El Clasico që luhet në Camp Nou. As histeria rreth transferimit të Luis Figos nga Barcelona te Los Blancos, as pandemia COVID-19 nuk bëri që ai të humbiste një përplasje mes dy skuadrave në Kataluni.

Por, burime pranë Barçës kanë treguar për AS se kanë marrë konfirmimin se Perez nuk do të jetë në ndeshjen e sotme.

Ishte përfolur prej disa ditësh se kreu i Realit mund të vendosë të mos bëjë udhëtimin dhe, pas shqyrtimit të kujdesshëm, vendimi i tij përfundimtar duket se është marrë: Perez nuk u nis në fluturim me përfaqësuesit e tjerë të klubit. Real Madridi ka lënë derën e hapur që presidenti i tyre të ndryshojë mendje dhe të udhëtojë për në Barcelonë me një aeroplan privat këtë pasdite, edhe pse kjo duket të jetë e pamundur.


‘el Clasico’, Barca dhe Reali në duelin e drejtpërdrejtë për titull – formacionet zyrtare
Lexo po ashtu ‘el Clasico’, Barca dhe Reali në duelin e drejtpërdrejtë për titull – formacionet zyrtare

Klubi kryeqytetas është përpjekur të qëndrojë sa më jashtë debatit rreth ‘skandalit Negreira’, por me ecurinë e çështjes ligjore janë detyruar të mbajnë qëndrim. Fundjavën e kaluar, pas gati një muaji heshtje, Real Madridi njoftoi se do të merrte pjesë në këtë rast, siç është e drejta e tyre sipas ligjit spanjoll.

Ditë më vonë, dhe me sa duket si rezultat, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta konfirmoi se anëtarët e bordit të dy klubeve nuk do të drekonin së bashku, gjë që është bërë normë. Dhe tani, Perez po qëndron në shtëpi. Tri vendime që secili klub i ka marrë vetë dhe duket se sinjalizojnë një prishje në marrëdhëniet e tyre.

Laporta i përgjigjet Real Madridit për rastin "Negreira": Tani janë të gjithë këtu
Lexo po ashtu Laporta i përgjigjet Real Madridit për rastin "Negreira": Tani janë të gjithë këtu

Burimet e Barcelonës pohojnë se katalanasit janë “indiferentë” ndaj këtij lajmi të fundit, duke theksuar se loja është ajo që ka rëndësi, jo ajo që ndodh në zyrat e hierarkisë.

Megjithatë, duke marrë parasysh klubet e përfshira, është një punë e madhe: për herë të parë në 20 vjet, Perez nuk do të jetë në El Casico në Camp Nou. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori