LAJMI I FUNDIT:

Ndjenja e dhimbjes aty ku nuk e prisni: Pesë simptoma të tumorit të trurit që janë më të vështira për t’u dalluar

Ndjenja e dhimbjes aty ku nuk e prisni: Pesë simptoma të tumorit të trurit që janë më të vështira për t’u dalluar
(Foto: Pexel)

Tumori n tru ka disa forma që mund të shfaqen në pjesë të ndryshme të trurit. Meqenëse kjo është një gjendje serioze, është e rëndësishme të njihen disa nga simptomat në kohë.

Simptomat më të njohura të tumorit të trurit janë: dhimbja e kokës, të përzierat dhe të vjellat e shpeshta, marrja e njërës anë të trupit, marramendja, epilepsia dhe çrregullimi i vetëdijes.


Megjithatë, ka edhe simptoma më pak të njohura, të cilat nuk duhet t’i injoroni:

Ndryshimi i shqisave

Dihet se një tumor i trurit mund të shkaktojë kriza, por ato mund të jenë aq të ndryshme sa njerëzit ndonjëherë nuk mund t’i njohin. Sipas Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike, ato mund të shkaktojnë ndryshime në shqisat e shikimit, prekjes, nuhatjes, dëgjimit dhe shijes.

Është e vështirë ta njohësh atë, sepse ende mund të lëvizësh dhe të komunikosh në mënyrë të pavarur. Nëse ndjeni një ndryshim të papritur në njërën nga këto shqisa, drejtohuni te mjeku sa më shpejt të jetë e mundur.

Këto ndryshime në dukje të padëmshme në sjellje mund të jenë simptomat më të hershme të tumorit në tru!
Lexo po ashtu Këto ndryshime në dukje të padëmshme në sjellje mund të jenë simptomat më të hershme të tumorit në tru!

Përqendrimi dhe mendimi i dobët

Ky lloj tumori ndikon edhe në funksionet njohëse, si përqendrimi i dobët dhe të menduarit. Dhe në këtë rast, ju mund të jeni plotësisht të zgjuar dhe të dukeni normal. Kjo simptomë shfaqet kur tumori ndodhet në trurin e mesëm.

Humbje kujtese

Humbja e kujtesës mund të jetë rezultat i një sërë kushtesh dhe është kryesisht normale. Megjithatë, nëse vëreni humbje drastike të kujtesës, mund të jetë për shkak të një tumori të trurit.

Shenjat e tumorit të trurit
Lexo po ashtu Shenjat e tumorit të trurit

Koordinim i dobët i trupit

Nëse shpesh rrëzoheni ose nuk mund t’i mbani objektet normalisht, kjo mund të sinjalizojë një tumor në tru. Simptomat shpesh varen nga vendi ku ndodhet tumori, kështu që për shembull, nëse tumori ndodhet në tru i vogël, do të keni problem me koordinimin e trupit.

Dhimbje diku tjetër

Dhimbja e kokës nuk është e vetmja dhimbje që mund të tregojë një tumor në tru. Gjegjësisht, ka raste që tregojnë se një tumor në tru mund të shkaktojë dhimbje të forta dhëmbi, edhe pse nuk keni probleme shëndetësore me higjienën orale. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori