LAJMI I FUNDIT:

Ndizet flakadani i “Flakës së Janarit”

Ndizet flakadani i “Flakës së Janarit”

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe familjarë të dëshmorëve, kanë bërë sonte ndezjen e flakadanit të “Flakës…”, për të shënuar kështu edhe simbolikisht fillimin e manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, që i dedikohet heronjve dhe dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës.

Me këtë rast kryetari Haziri ka thënë se heronjtë, dëshmorët dhe të gjithë të rënët në luftën për liri janë ata që i sollën këtij vendi lirinë dhe që po e ruajnë atë vazhdimisht.


“Këtë flakadan, sikur sonte edhe vitin e kaluar e kemi ndezur bashkërisht me familjet e dëshmorëve. Sonte përveç mungesës së dëshmorëve, është edhe mungesa e mixhës Rexhep, i cili është ndarë nga jeta dhe u është bashkuar këtyre shpirtrave të bardhë që sot bëjnë dritë mbi lirinë e Kosovës. Kalendari i Flakës nëpër të gjitha shtyllat, i kushtohet respektit dhe nderimit të veprës së dëshmorëve të kombit. Ky vit i kushtohet 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe 50-vjetorit të demonstratave për flamur”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka bërë të ditur se nga ky vit do të punohet që kalendari i flakës të jetë më i hapur, më gjithëkombëtar dhe ndërkombëtar.

“Dëshmorët dhe heronjtë e Kosovës janë figurat që na mësuan se si luftohet për liri dhe ata janë që po e ruajnë këtë liri. Sa për ne të gjallët, dyshoj edhe unë që kjo liri ishte marrë moti kohë nëpër këmbë. Faleminderit veprës dhe kujdesit të tyre”, ka përfunduar kryetari Lutfi Haziri.

Ndërsa, Fitore Malaj, vajza e dëshmorit Rexhep Mala, në emër të familjeve Mala e Berisha, ka falënderuar Komunën e Gjilanit për përkushtimin e treguar dhe për angazhimin në nderim të dëshmorëve, heronjve dhe gjithë të rënëve për liri.

“Sot i ndezëm këta flakadanë. Kështu i ndezën para 34 vitesh flakadanët e lirisë edhe Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Ata ndezën flakadanin e lirisë së Kosovës. Ndjehemi shumë të nderuar si familje për respektin dhe nderimin që i bënë Komuna e Gjilanit dhe gjithë Kosova, heronjëve tanë”, ka thënë ajo pas ndezjes së flakës.

Aktivitetet e Flakës…” vazhdojnë me 17 janar me akademinë që i kushtohet dëshmorëve të rënë, dhe përfundon me 31 janar kur edhe bëhet mbyllja e manifestimit.

Për ndryshe, me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, Kuvendi i Komunës e ka shpallur qytetar nderi bashkëshorten e dëshmorit Rexhep Mala, Hanifen dhe babanë e dëshmorit Nuhi Berisha, Rexhep Berishën.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori