LAJMI I FUNDIT:

Ndiqni rregullin “20 minuta” në një grindje: Psikologët zbulojnë përse ky rregull është i rëndësishëm

Ndiqni rregullin “20 minuta” në një grindje: Psikologët zbulojnë përse ky rregull është i rëndësishëm

Për të mos u rrëmbyer nga zemërimi, duhet të ndjekim këtë rregull

Grindjet janë pjesë përbërëse e çdo marrëdhënieje – është krejtësisht e zakonshme që me dikë nuk do të pajtohemi. Mirëpo, që me agresion dhe hidhërim të tepruar të mos shkatërronim marrëdhënien, është e nevojshme që të mësojmë të grindemi, transmeton Telegrafi.


Gjatë konfliktit, përkatësisht çdo herë kur ndihemi të sulmuar (fizikisht apo emocionalisht), vjen deri te një reaksion kimik në tru. Gjaku shkon nga korteksi paraballor (pjesa përgjegjëse për vendimmarrjen racionale) në zonën motorike për të na përgatitur për ‘fluturim ose luftë’.

– Atëherë nuk mund të dëgjosh me mendje. Ju nuk mund të empatizoni, nuk mund të jeni krijues. Kjo është arsyeja pse njerëzit shpesh thonë gjëra që nuk i mendojnë gjatë konflikteve. Gjëja më e mirë që mund të bëni në ato momente është të bëni fjalë për fjalë një hap prapa – tha psikologia Julie Gottman.

Çfarë është rregulli “20 minuta”?

Kur vërejmë që situata po ashpërsohet dhe po nxehet, Gottman sugjeron që thjesht të pushoni:

– Në atë moment pushoni. Mirëpo, mos e ndërprisni bisedën pa plan. Patjetër thoni kur do të ktheheni për të vazhduar bisedën. Kjo është çështje kyç, sepse, po qe se nuk bëni kështu, ndërsa ju kërkoni pauzë, partneri juaj mund të ndihet i braktisur ose i refuzuar – shpjegon Julie dhe shton se pushimi mund të zgjasë nga së paku 20 minuta deri në 24 orë, por jo më shumë se një ditë.

Zjarr në grindje, zjarr në krevat! Përse është seksi më i miri pas një zënke?
Lexo po ashtu Zjarr në grindje, zjarr në krevat! Përse është seksi më i miri pas një zënke?

Sipas psikologëve, është e rëndësishme të bëni diçka gjatë pushimit që do t’ju largojë vëmendjen nga konflikti.

– Shëtisni, shikoni TV, dëgjoni muzikë, praktikoni joga ose meditim – çdo gjë që e sjell mendjen tuaj në një gjendje më të qetë. Kështu, kur kthehesh, je i qetë dhe biseda ndryshon krejtësisht – është mendimi i ekspertes. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori