LAJMI I FUNDIT:

‘Toplik’ dhe ‘Tender’ janë dy lëndët e reja të PSP-së

‘Toplik’ dhe ‘Tender’ janë dy lëndët e reja të PSP-së

Prokuroria Speciale Publike për sot njoftoi  konferencë për shtyp ku do të prezantohen dy lëndë të reja. Telegrafi Maqedoni do të përpiqet për të gjithë lexuesit që të njoftojë në lidhje me konferencën dhe zhvillimin e dy lëndeve të reja.

PSP me gjasë do t’i publikojë dyshimet e veprimtarive kriminale në lidhje me “Sun City”, ngjarje e cila inspektohet më shumë se pesë muaj, por pritet që PSP zyrtarisht të flet për lëndet e paralajmëruara, njoftoi 24Vesti. /Telegrafi/

Fatime Fetai: Në emër të Prokurores Katica Janeva, kërkoj falje se ajo nuk mund të jetë prezente për shkak të hetimit në zyrat e DSK-së.


Fetame: Lëndët që do të prezantohen kanë të bëjnë me dëmtimin e buxhetit. Lënda Toplik dhe Tender që kanë të bëjnë me të dyshuarit në Ministrinë e Lidhjes, që kanë dëmtuar buxhetin e shtetit rreth 1 milionë euro.

Fetai: Bëhet fjalë për lëndën që ka lidhje me një tender, marrëveshje për ndërtimin e muzeut të OBRM-PDUKM-së. 1 Milion e 44.000 euro janë shpërdorur në keqpërdorimin e pushtetit nga Kryetari dhe 3 persona nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ndërlidhur me ‘Sun City’. Të dyshuarit e parë në hetimin e PSP-së në rastin “Tender” është zyrtari për menaxhimin e Ministrisë së Kulturës. Të dyshuar tjerë janë edhe tre anëtarët e komisionit për oferta publike në këtë Mininstri. Ofertat janë realizuar në favor të personit juridik nga Shtipi. Në bazë të dëshmive me të cilat disponon PSP, me faj të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, e njëjta ministri është obliguar që “San City Skopje”, t’i jep dëmshpërblim prej, 223.954.780 denarë, e cila më pas ia ka kthyer dhe madje ka paguar edhe kamatë për vonesë. Në bazë të saj, në vitin 2013, Fetai njoftoi se, Ministria e Transportit i ka paguar kamatë për vonesë “San City Skopje” prej 64.206.839 denarë, gjegjësisht 1.44 milionë euro, për të cilën vlerë është dëmtuar Buxheti i Republikës së Maqedonisë.

Ristovska: Përpara se të përgjigjem në pyetjet e gazetarëve, dëshiroj të theksoj se hetimet në hapësirat e DSK-së, kanë shkuar vështirë dhe thekesoj se DSK nuk i zbaton urdhëresat gjyqësore. Ne u përpoqëm që DSK të na lejojë qasje deri te të dhënat çka është e paparë deri më tani –  institucion shtetëror refuzoi të zbatojë urdhrat e gjykatës dhe kërkoi arsyetime pse ajo nuk mund të zbatohet. Theksoj se PSP nuk do të ndërmerr asnjë masë që mund ta dëmtojë shtetin dhe ne nuk kemi kërkuar ndërprerje të masave për hetimet e deritanishme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori