0Shares

I thati i cili shfaqet në gojë mund të jetë shumë i dhembshëm. Zakonisht zhduket pas disa javësh, mirëpo gjatë tërë kësaj periudhës e keni të vështirë t’i lani dhëmbët dhe të hani ushqim. Mirëpo, ekziston tretman efikas dhe i thjeshtë sesi ta shëroni këtë.

I thati shfaqet në madhësi të ndryshme

Ekziston i thatë i vogël, i cili është dukuri e shpeshtë, dhe i thati kryesor i cili është më i madhi dhe më i dhembshmi, si edhe i thati herpetiform, i cili është i shkaktuar nga infeksionin e lisë së ujit, transmeton Telegrafi.

Ekzistojnë shkaktar të shumtë

Ky i thatë mund të jetë i shkaktuar nga problemet me metabolizëm. Marrja e dobët e vitaminave C, B12 apo e hekurit gjithashtu mund të jenë njëri ndër faktorët.

Kurrë mos e kafshoni brendësinë e gojës

Mosbalancimi hormonal mund të çojë deri te shfaqja e të thatit. Stresi gjithashtu është faktor i rrezikut, posaçërisht nëse kafshohen pjesët e brendshme të faqeve, si edhe higjiena e gojës.

Konsumimi i tepërt i kafes dhe i domateve

Besoni apo jo, nëse e teproni në ngrënien e domateve apo pini sasi të madhe të kafes, goja gjithashtu mund t’ju rrezikohet.

Uji i njelmët mund të jetë zgjidhja

Uji i njelmët ndihmon tek infeksionet, posaçërisht të gojës. Përzieni kripën dhe ujin e ngrohtë dhe mbajeni ashtu rreth një minutë.

Mjalti është ushqimi më praktik

Do të zbusë plagët dhe do të pengojë infeksionin e mëtejshëm. Para përdorimit të mjaltit, lajeni gojën me ujë të ngrohtë, pastaj qiteni mjaltin në të thatin. Përsëriteni disa herë në ditë, si edhe para se të flini.

Vaji i kokosit dhe mjalti

Përzieni një lugë e gjysmë vaj kokosi me një lugë mjaltë. Qiteni në të thatin dhe mbajeni rreth 40 minuta. Përsëriteni disa herë në ditë.

Lëngu i limonit dhe soda e bukës

Përzieni gjysmë luge sodë buke me lëng limoni – kjo mund t’ju djegë, por do të zhdukë të thatin për disa ditë.

Spreji natyral për pastrim

Merrni 2 lugë vaj rrushi dhe shtoni eukaliptus apo vaj peperminti dhe qiteni në shishen e sprejit. Tundeni shishen e sprejit dhe qiteni me vrushkull në vendin e rrezikuar. Në këtë mënyrë, vaji do të shërojë përfundimet nervore.

Tretmani me borzilok

Është e nevojshme të përtypni borzilokun 5 minuta, 6 herë çdo ditë. Pas kësaj, pini pak ujë, shpëlajeni gojën dhe gavrën e gojës. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)