LAJMI I FUNDIT:

A ndikon çiklizmi në pjellori te meshkujt?

A ndikon çiklizmi në pjellori te meshkujt?

Testikujt, si pjesë të ndjeshme të trupit ndikohen nga shumë faktor: nga të brendshmet e shtrëngueshme, nga konsumi i alkoolit, nga stresi, pirja e duhanit, por edhe nga ngasja e biçikletës

Çiklizmi i rregullt ose i zgjatur në ulëse të forta si dhe nëpër vende të ndryshme si në kodra, gunga dhe brigje, mund të shkaktoj dëme riprodhuese me kalimin e kohës.


Nndryshimet e ngjeshjes gjatë çiklizmit shkaktojnë një reduktim në rrjedhën penile të gjakut, shpjegon eksperti i pjellorisë Dr Xiao-Ping Zhai nga klinika Zhai, transmeton Telegrafi.

Veç kësaj, çiklizmi i tejnxehë testikujt dhe e ulë përkohësisht prodhimin e spermës.

Por, kjo nuk është ana më e keqe e çiklizmit.

Lëndimi më serioz shkaktohet nga presioni mbi perineum, i cili më pas do të ndikoj në nervat dhe në fluksin e gjaku, e deri në organet gjenitale që shkaktojnë dëme testikulare, inflamacionin dhe prodhimin e dëmtuar të spermës, thotë Dr Robert Kessler, profesor i urologjisë në Universitetin e Stanfordit.

Sidoqoftë, nuk duhet të hiqni dorë nga çiklizmi sepse në skemën e madhe të gjërave, përfitimet shëndetësore peshojnë më shumë se rreziqet (p.sh., çiklizmi ndihmon në parandalimin e hipertensionit).

Megjithatë, për të minimizuar rrezikun e mundshëm, vizitojeni doktorin dhe vendoseni një ulëse më të rehatshme në biçikletë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori