LAJMI I FUNDIT:

Ndihmoni vetes: Çfarë duhet të bëni nëse paraqitet sulmi i panikut?

Ndihmoni vetes: Çfarë duhet të bëni nëse paraqitet sulmi i panikut?

Sulmi i anksiozitetit shpesh vjen nga askund, mirëpo as atëherë, as kur do të mund të themi që është me arsye, nuk do të kalojë lehtë, nëse vetes nuk i dalim në ndihmë

Është me rëndësi të reagojmë menjëherë dhe ndjenjën e panikut ta ndërpresim sa më parë.


Si të veprojmë? Para së gjithash, duhet të jemi të vetëdijshëm që duhet patjetër ta mbrojmë shëndetin, transmton Telegrafi.

▪ Bëhuni të vetëdijshëm për rëndësinë e frymëmarrjes. Merrni frymë, thellë dhe në mënyrë të balancuar, sepse kështu organizmit do t’i ndihmoni.

▪ Lani fytyrën me ujë sa më të ftohtë. Qarkullimi i gjakut do t’ju shpejtohet, truri do të aktivizohet, ndërkaq vëllimi i muskujve do të relaksohet.

▪ Lëvizni fizikikisht, mos qëndroni ulur në një vend. Bëni stërvitje, merruni “vrullshëm” me jogë apo stërvitje të muskujve të barkut.

▪ Qartësojani vetes që sulmi i panikut është vetëm situatë momentale, diçka që do të kalojë aq shpejt sa do të vendosni ju që mund të kalojë.

▪ Përkushtoni vëmendjen, ndërroni fokusin. Ekspertët rekomandojnë që të numëroni me shpejtësi nga prapa nga 100 deri në 0. Ose zgjidhni probleme matematikore, sudoku, teste interesante psikologjike.

▪ Thirrni dikë i cili ju është i afërt apo i dashur, por të jetë pozitiv. Bisedoni me të për disa tema qetësuese.

▪ Merrni ndonjë libër dhe përpiquni që sa më bukur dhe më hollësishëm t’i ngjyrosni fletët.

▪ Blini ndonjë bimë (aromatike apo dekorative), mbillni dhe zbukuroni saksinë.

▪ Teknikat e kreativitetit janë të shkëlqyeshme për qetësim të trurit, andaj gjeni shami letre, ngjitës dhe ndonjë objekt të vjetër të cilin do ta zbukuroni.

▪ Filloni të mbani ditar. Madje edhe dy-tri fjali në ditë do të jenë shëruese. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori