LAJMI I FUNDIT:

Ndihmoni kanakarit tuaj të mbijetojë natën e Vitit të Ri: Pesë këshilla si t’ia zbusni qenit tuaj stresin nga petardët dhe zhurma!

Ndihmoni kanakarit tuaj të mbijetojë natën e Vitit të Ri: Pesë këshilla si t’ia zbusni qenit tuaj stresin nga petardët dhe zhurma!

Ajo që për ne njerëzit është argëtim i bukur, për qenin mund të jetë makth total

Në të vërtetë, petardët dhe zhurma e fishekzjarrëve shpesh janë të lidhura me stresin e madh te kanakarët tanë.

Me ndihmën e këtyre pesë këshillave mund ta qetësoni qenin tuaj dhe t’i ofroni një natë të Vitit të Ri me më pak stres, transmeton Telegrafi.

1. Zhvendosja e vëmendjes dhe argëtimi

Përpiquni që të argëtoheni me qenin gjatë ditëve festive sa më shumë që të jetë e mundur – në mënyrë që t’ia zhvendosni vëmendjen. Shkoni me të në shëtitje të gjata dhe përkushtojuni atij. Kështu do t’i zhvendoset vëmendja nga shpërthimet. Ndërsa, kur është situata shumë kritike, qëndroni pranë tij, bisedoni me të, përkëdheleni – zëri juaj dhe prekja juaj do ta qetësojnë.

2. Ushqimet dhe ëmbëlsirat

Ushqimi i mirë, posaçërisht ëmbëlsirat të cilat i do më së shumti gjithashtu do t’ia zhvendosin vëmendjen dhe do ta qetësojnë.

3. Teknika e veçantë e mbështjelljes

Gjoja kjo teknikë e veçantë e mbështjelljes ndihmon që në ato raste qeni të qetësohet kur ka jashtë fishekzjarrë apo kur shpërthejnë petardët. Kështu bëhet një presion i qetë në qenin dhe kjo teknikë është e ngjashme me përqafimin. Stimulohen pikat e veçanta të akupresurës dhe kjo i qetëson qentë. Lëreni qenin të mbështjellë rreth 15 minuta. Është me rëndësi që qenin të mos e lini vetëm derisa bart mbështjellësen.

4. Pikat për qetësim

Pikat për qetësim mund të ndihmojnë edhe kafshët. Natyrisht, para dhënies së çfarëdo qetësuesi, madje edhe atë më të butë, është e nevojshme të konsultoheni me veterinarin tuaj.

5. Shëtitja e gjatë

Nëse shëtisni një kohë të gjatë me qenin dhe e lodhni mirë, kjo gjithsesi do të ndihmojë. Në të vërtetë, pas kësaj, qeni do të jetë i përgjumur dhe do të dëshirojë të pushojë, kështu që ai do të jetë më pak “duke u marrë me frikën e tij”. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kalo në kategori