LAJMI I FUNDIT:

Ndihmoi pacientët e prekur me COVID-19 e veshur vetëm me të brendshme, infermieres ruse i ofrohet punë e re – prezantuese e motit

Ndihmoi pacientët e prekur me COVID-19 e veshur vetëm me të brendshme, infermieres ruse i ofrohet punë e re – prezantuese e motit

Një infermiere ruse e cila ishte fotografuar e veshur vetëm me të brendshme dhe një pallto transparente duke ndihmuar të prekurit me COVID-19, i është ofruar një punë e re – të bëhet prezantuese e motit.

Nadia Zhukova, 23-vjeçe ishte kritikuar mjaft për veshjen provokative derisa trajtonte pacientët, madje ishte dërguar në komision disiplinor.


Por, kjo infermiere veprimin e saj e kishte arsyetuar, se “është shumë e bukur” për të mbuluar trupin me rroba mbrojtëse nga COVID-19, transmeton Telegrafi.

Tani Nadia i është ofruar një punë e re pavarësisht se ishte kritikuar shumë për veprimin e saj gjatë orarit të punës si infermiere.

Do të mund të punojë për një televizion lokal në Tula në jug të Moskës – si prezantuese e motit.

Megjithatë ende nuk dihet nëse ajo do ta pranojë punën e re, apo do të vazhdojë si infermiere.

Asaj më herë i është ofruar edhe një punë tjetër – si modele për markën e veshjeve sportive nga Rusia, por ajo asokohe kishte deklaruar se asgjë nuk mund ta largoj nga karriera si infermiere. /Telegrafi/