LAJMI I FUNDIT:

Ndihmo prodhimet Made in Kosova – merr pjesë në sondazhin më të ri nga “Pyper”

Ndihmo prodhimet Made in Kosova – merr pjesë në sondazhin më të ri nga “Pyper”

Platforma më e avancuar teknologjike e grumbullimit dhe matjes së opinionit publik, Pyper, me anë të aplikacionit ka hapur sondazhin për prodhimet Made in Kosova.


Shkarkoni aplikacionin Pyper – iOS. 

Shkarkoni aplikacionin Pyper – Android.


Për të realizuar këtë, prodhuesit vendorë kanë nevojë për informata të sakta për preferencat e secilit qytetar të Kosovës, ku më pas nga grumbullimi i të dhënave, mund të ndikohet në rritjen e cilësisë së produkteve vendore, Made in Kosova.


Opinioni juaj në pyetjet e parashtruara rreth prodhimeve vendore do të ndihmojë drejtpëdrejt në rritjen e cilësisë së produkteve dhe përkushtimit të prodhuesve vendorë.

Ndër pyetjet që mund të përgjigjeni janë “Sa bleni produkte Made in Kosova?”, “Çfarë ndikimi do të kishte konsumi i produkteve Made in Kosova në ekonominë e vendit” dhe pyetje të ndara për preferencat tuaja për produkte të sektorëve të ndryshëm si ushqimor, higjienik dhe të veshmbathjeve.


Shkarkoni aplikacionin Pyper – iOS. 

Shkarkoni aplikacionin Pyper – Android.


Ju mund të kontriboni direkt me përgjigjet tuaja dhe opinionin tuaj në përmirësimin e produkteve Made in Kosova.

Për të marrë pjesë në sondazh, mjafton të shkarkoni aplikacionin e platformës Pyper.

Opinioni juaj ka vlerë – duke u përgjigjur në sondazhin e ri ju u ndihmoni prodhuesve vendorë dhe fitoni rollerë që mund t’i konvertoni si bonuse në formë të mbushjeve. Foto: Pyper

Pasi të regjistroheni, mund të merrni pjesë në sondazhin “Made in Kosova” si dhe sondazhe tjera që i ofron kjo platformë. Të gjitha të dhënat personale janë subjekt i ruajtjes së privatësisë dhe janë anonime për publikun.

Pyper mund ta shkarkoni në iOS dhe Android.

Për secilin sondazh të plotësuar, ju do të fitoni rollerë, të cilat mund t’i konvertoni në bonuse në formë të mbushjeve elektronike.

Vetëm të bashkuar mund të zhvillojmë Kosovën. Për këtë nga data 29 nëntor mbahet edhe Konventa e parë e Prodhuesve të Kosovës, dedikuar rritjes së bashkëpunimit dhe mbështetjes për produktet, Made in Kosova.

Secili prej jush mund ta bëjë këtë duke marrë pjesë në sondazhin e Made in Kosova në platformën Pyper.

Sepse opinioni yt ka vlerë.

Shkarkoni aplikacionin Pyper – iOS. 

Shkarkoni aplikacionin Pyper – Android.