LAJMI I FUNDIT:

Ndihmëssekretari amerikan, Robinson: SHBA është këtu për t’ju mbështetur 

Ndihmëssekretari amerikan, Robinson: SHBA është këtu për t’ju mbështetur 

Ndihmëssekretari amerikan i Byrosë Ndërkombëtare Kundër Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson në një konferencë për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë këtu për ta mbështetur Kosovën.

Robinson falënderoi presidenten Vjosa Osmani për mikpritjen dhe mundësinë për të biseduar për çështje të rëndësishme.


“Fakti që jam këtu për të treguar mbështetjen tonë për atë që po bëni ju, shërbimet e sigurisë për qytetarët e Kosovës. Mendoj se me të vërtetë është e rëndësishme dhe porosia ime për ta, për ju të gjithë është se SHBA janë këtu për t’ju mbështetur, në përpjekjet tuaja për të ndërtuar institucione jetike të sigurisë, strukturat e gjyqësorit”, tha ai.

Osmani flet për synimin drejt INTEROPL-it: Nga mos anëtarësimi i Kosovës përfitojnë grupet kriminale transnacionale
Lexo po ashtu Osmani flet për synimin drejt INTEROPL-it: Nga mos anëtarësimi i Kosovës përfitojnë grupet kriminale transnacionale

Ndihmëssekretari amerikan i Byrosë Ndërkombëtare Kundër Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit tha se po punojnë për një Kosovë më të mirë sot dhe për një Kosovë më të fortë dhe transparente në të ardhmen.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me ndihmës sekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA, Todd D. Robinson, ka thënë se Kosova është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur që Byroja i ka ofruar institucioneve tona përgjatë viteve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori