LAJMI I FUNDIT:

Ndihmat në Gazë mund të ndalen brenda pak ditësh, paralajmëron UNICEF

Ndihmat në Gazë mund të ndalen brenda pak ditësh, paralajmëron UNICEF

Zvogëlimi i stoqeve të ushqimit dhe derivateve mund të detyrojë operacionet e ndihmës të ndalojnë misionin e tyre brenda disa ditësh në Gazë.

Kjo pasi kalimet jetike në enklavën palestineze mbeten të mbyllura, duke detyruar kështu spitalet të mbyllen dhe të dërgojnë në ushqyerje jo të mirë, kanë paralajmëruar agjencitë e ndihmës së OKB-së.

Edhe punonjësit humanitarë e kanë dhënë alarmin për zvogëlim të ndihmave pasi Izraeli ka mbyllur vendkalimet në Rafah dhe Kerem Shalom si pjesë e operacionit të tij në Rafah, ku strehohet një numër i madh i civilëve që kanë ikur nga bombardimet në pjesë të tjera të Gazës, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


“Për pesë ditë, asnjë derivat dhe praktikisht asnjë ndihmë humanitare nuk ka hyrë në Rripin e Gazës”, tha koordinatori i lartë i UNICEF-it për emergjenca në Gazë, Hamish Young.

Tanket izraelite rrethojnë lindjen e Rafahut të Gazës
Lexo po ashtu Tanket izraelite rrethojnë lindjen e Rafahut të Gazës

“Kjo është çështje e madhe për popullatën dhe aktorët humanitar, por brenda pak ditësh, nëse nuk ndërmerret diçka, mungesa e derivateve mund të ndalojë operacionet humanitare”, shtoi Young.

Ndryshe, së fundmi tanket izraelite kanë bllokuar rrugën kryesore që ndan lindjen dhe perëndimin e Rafahut, duke rrethuar efektivisht të gjithë lindjen e Gazës.

Sipas banorëve, gjatë gjithë kohës në atë pjesë ka luftime intensive midis forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit dhe ISIS-it. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori