LAJMI I FUNDIT:

Ndihma amerikane për riparimin e dëmeve në monumentet historike

Ndihma amerikane për riparimin e dëmeve në monumentet historike

SHBA do të shpenzojë 800 mijë dollarë për të riparuar dëmtimet e tërmetit në kalanë e Krujës, si dhe në lokacionet historike në Durrës dhe në Prezë.

Kështu deklaroi ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, gjatë një takimi me ministren e Kulturës, Elva Margariti.

“Ne qëndrojmë me Shqipërinë, gjithmonë”, ka thënë Kim.

Nga ana e saj, ministrja Margariti theksoi se “kultura është një urë lidhëse dhe bashkëpunimet kulturore midis dy vendeve do të jenë pjesë e projekteve për të ardhmen”.