LAJMI I FUNDIT:

A ndiheni gjithnjë të uritur? Fajin mund ta ketë ky përbërës

A ndiheni gjithnjë të uritur? Fajin mund ta ketë ky përbërës

Të gjithë e dimë se ushqimet e kripura mund të na bëjnë të ndihemi të etur ,por sipas studimeve të fundit del se kur shtojmë konsumin e kripës në periudha të gjata kohore largojnë etjen. Mirëpo kjo nuk është gjëja e vetme e habitshme nga ky studim. Nivelet e larta të natriumit gjithashtu rrisin ndjenjat e urisë, thonë autorët, të cilat mund të sugjerojnë që dietat me kripë të lartë të kontribuojnë në shtimin e peshës.

kspertët thonë se ky zbulim kundër intuitiv – se dietat e njelmëta  nxisin oreksin, por zvogëlojnë  etjen e rrëzon për më shumë se 100 vjet të mençurisë konvencionale shkencore. Gjetjet janë botuar këtë javë si një seri e dy letrave në Journal of Clinical Investigation. Në studimin e parë, hulumtuesit gjermanë dhe amerikanë raportojnë mbi 10 astronautë  rus që morën pjesë në programet e simulimit të fluturimit nga viti 2009 deri në vitin 2011. Burrat jetonin në një mjedis të kontrolluar për muaj të tërë, kështu që ata ishin ideale për hulumtime  metabolike .


Pjesëmarrësit kishin konsumuar më pak ujë  kur ata ishin në dietë me nivele të larta të kripës  – duke sugjeruar se trupat e tyre ishin ose duke ruajtur ose prodhuar më shumë ujë, jo duke e djersitur apo shkarkuar  atë jashtë së bashku me kripën, siç dyshohej më parë.

Ka kuptim pasi në një dietë me nivel të lartë të kripës, trupi dëshiron të parandalojë humbjen e ujit. Pra, veshkat duhet të gjejnë një mënyrë për të rritur përmbajtjen e ujit – dhe nëse keni përqindje më  të lartë të ujit në trupin tuaj, do të jeni më pak të etur. /Telegrafi/