Mbrëmë (e enjte) janë ndezur qirinj nga disa qytetarë të Republikës së Kosovës, për të nderuar viktimat e një sulmi në një shkollë fëmijësh në Beograd.

Teksa me disa është parë si tolerancë, të tjerë nuk e kanë pranuar këtë veprim dhe nuk janë pajtuar me ndezjen e qirinjve.


Modelja dhe influencuesja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, ka shprehur indinjatën e saj lidhur me këtë veprim që kanë kryer qytetarët.

286257013 759896405034644 2438187909713649584 n

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory një pamje të një artikulli informues mbi këtë aktivitet që ishte zhvilluar mbrëmjen e së enjtes para TKK-së.

arb1

“Marre, marre, marre. E keni kënaq popullin tonë, gratë shqiptare, edukimin e fëmijëve shqiptarë dhe edhe kjo iu ka mbet”, ka shkruar bukuroshja e njohur në mbishkrimin e fotografisë.

Tutje, ajo nuk është ndalur duke vazhduar të publikojë edhe disa fotografi të tjera nga eksodi kosovar në vitet 1997-1999, kur shqiptarët e Kosovës u shpërngulën me dhunë nga forcat serbe. /Telegrafi/

arb2

arb3 Foto: Arbenita Ismajli/InstaStory

arb4 Foto: Arbenita Ismajli/InstaStory

arb5 Foto: Arbenita Ismajli/InstaStory