LAJMI I FUNDIT:

Ndezin zjarrin, tymi pengon komunikacionin (Video)

Ndezin zjarrin, tymi pengon komunikacionin (Video)

Një zjarr është ndezur në dalje të Mitrovicës, që ka shkaktuar tym të madh në afërsi të fshatit Shupkovc.

Siç shihet në videon e bërë nga gazetari i Veriu.info, tymi i shkaktuar nga lëndë të panjohura, ka penguar dukshëm qarkullimin e automjeteve.


Nuk dihet se vepër e kujt është ndezja e këtij zjarri, i cili ka alarmuar edhe Policinë që menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.