LAJMI I FUNDIT:

Ndeshje e bukur ku nuk munguan golat – Llapi dhe Gjilani ndajnë pikët

Ndeshje e bukur ku nuk munguan golat – Llapi dhe Gjilani ndajnë pikët

Llapi dhe Gjilani barazuar me rezultat 1-1 në derbin e javës së parë të zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës.

Dy skuadrat edhe pse krijuan, pjesën e parë të ndeshjen e mbyllën pa gola dhe kjo edhe fal portierit të Gjilanit, Kenan Haxhihamza, që bëri disa pritje fantastike.

Me të filluar pjesa e dytë, Gjilani arriti ta gjejë golin me Oltion Bilallin, i cili në minutën e 50-të shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Edi Basa.


Pas golit, Gjilani ka mundur ta shtojë epërsinë në dy raste, por shënuesi i golit, Bilalli, nuk u tregua serioz para porte.

Në minutat e fundit, Llapi futi të gjithë artilerinë e rëndë sulmuese dhe kjo u shpërblye.

Zhvillohej minuta e 88-të, kur nga një harkim nga këndi me kokë shënoi Ahmed Januzi për 1-1.

Blend Baftiu dhe Bilalli në kohën shtesë ka mundur t’ia sjell fitoret skuadrave të tyre, por të dy gjuajtjet shkuan mbi portë.

Në xhiron e parë, Llapi dhe Gjilani ndanë pikët pas një loje të bukur dhe me raste. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Shqipëria shkruan historinë duke fituar medaljen e parë olimpike - këtë e arriti mundësi Valiev

Shqipëria shkruan historinë duke fituar medaljen e parë olimpike - këtë e arriti mundësi Valiev

Sport
De Bruyne nuk hezitoi me përgjigjen kur u pyet se me kë preferon të luajë mes Ronaldos dhe Messit

De Bruyne nuk hezitoi me përgjigjen kur u pyet se me kë preferon të luajë mes Ronaldos dhe Messit

Ndërkombëtare
Nuk ishte pjesë e planeve të Flick, Barcelona kompleton shitjen e një lojtari për 10 milion euro

Nuk ishte pjesë e planeve të Flick, Barcelona kompleton shitjen e një lojtari për 10 milion euro

La Liga
Qitësi turk më në fund ka zbuluar arsyen e vërtetë që fshihet prapa pozës që u bë virale në Lojërat Olimpike

Qitësi turk më në fund ka zbuluar arsyen e vërtetë që fshihet prapa pozës që u bë virale në Lojërat Olimpike

Sport
Transferimi i dytë i Flickut tek Barcelona mund të jetë ish-ylli i Real Madridit

Transferimi i dytë i Flickut tek Barcelona mund të jetë ish-ylli i Real Madridit

La Liga
Fisnik Asllani lë menjëherë gjurmë në Bundesliga 2 - shënon dhe asiston ndaj Koln

Fisnik Asllani lë menjëherë gjurmë në Bundesliga 2 - shënon dhe asiston ndaj Koln

Bundesliga
Kalo në kategori