Ndeshja Napoli - Genoa shtyhet për disa orë, portieri Mattia Perin rezultoi pozitiv me COVID-19

Ndeshja mes Napolit dhe Genoa në Serie A, ka pasur të zhvillohet të dielën nga ora 15:00, por është shtyrë për katër orë, pasi klubi xhenovez duhet të bëjë testime për COVID-19, pasi portieri i tyre Mattia Perin ka rezultuar pozitiv.
Në testet e kryera nga klubi i Genoas, portieri Perin ka dalë pozitiv me coronavirusin.
Kjo do të bëjë që i gjithë klubi të bëjë teste të reja për ndeshjen me Napolin.
Testet vonohen disa orë që të dalin rezultatet dhe për këtë është shtyrë ndeshja.
Pas testeve ekipi i Genoas do të udhëtojë për në Napoli të dielën në mëngjes.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 19:00. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































