Valmir Sylejmani ishte i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.


Lojtari shqiptar që do të luajë për Alemania Aachen ka bërë disa rrëfime interesante, mes tyre edhe ndeshja e fundit e Altin Lalës.

“Isha atje me babain tim, për ndeshjen e fundit të Altin Lalën në Hannover ishte diku nga prilli”, rrëfen Sylejmani në “Arena e Yjeve”.

“Më kanë ftuar më pas mua për përgatitje, ka pasur lojë që i fitonim 20-0, 25-0. Çdo ndeshje i kam dhënë nga pesë gola”.

“Pas përgatitjeve, ata më kanë analizuar, pasi i kisha mbi 25 gola...”, vazhdon rrëfimin e tij lojtari shqiptar.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app