Ndeshja e fundit e Kosovës ishte me Renovën

Pas asaj ndeshjeje u fol dhe pati kritika të shumta. Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, pati thënë se në këto fusha më nuk do t’i ftojë lojtarët e huaj, në mënyrë që mos të rrezikojë shëndetin e tyre.
Tash kur nga ajo ndeshje ka kaluar shumë kohë, përveç fjalëve asnjë hap pozitiv nga askush nuk është bërë. Stadiumet mbeten të atilla çfarë ishin atëherë dhe tash kur po shpresojmë të luajmë ndeshjen e parë e cila sigurisht se do të ketë vëmendjen e gjithë opinionit ndërkombëtar, nuk kemi stadium të gatshëm. /Zëri/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
17/01/2014



















































