LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimi i Institutit për reformim të modernizuar shtetëror të Administratës Publike

Ndërtimi i Institutit për reformim të modernizuar shtetëror të Administratës Publike

Sot është vënë gurthemeli i Institutit të Kosovës për Administratës Publike. Në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të këtij objekti morën pjesë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova si dhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar.

Vënia e gurthemelit të Institutit të Administratës Publike të Kosovës dhe ndërtimi i tij, sipas kryeministrit Mustafa, do të luajë rol esencial në formimin dhe përgatitjen e administratës së ardhshme të modernizuar shtetërore të Republikës së Kosovës.


Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa tha se ky është një gurthemel evropian për Kosovën, duke e falënderuar Bashkimin Evropian për pjesën e kontributit dhe po ashtu edhe Ministrinë, për të gjitha përgatitjet që ka bërë.

“Po krijojmë një ambient të ri këtu afër Pallatit të Drejtësisë dhe institucioneve të tjera që me kohë do të kalojnë në këtë pjesë. Dhe kjo flet për një përkushtim të zgjerimit tonë dhe një qasje krejtësisht të re për institucione të reja për zhvillimin demokratik dhe shoqëror të Kosovës”, tha Mustafa, raporton Kosovapress.

Kurse, përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se kjo ngjarje shënon një moment të rëndësishëm për Kosovën, sepse tash do të ketë një institut i cili do të ketë trajnime me programe kualitative.

“Planifikimi dhe kostoja e politikave, koordinimi i legjislacionit dhe propozimet politike janë esenciale për reformimin e çfarëdo sektori. Gjërat e përmendura nuk mund të arrihen pa njerëz. Pa njerëz të trajnuar, të përkushtuar dhe të vetëdijshëm, administrata publike nuk do ta ketë të mundur të ecë përpara në reforma. Ju rikujtoj se formësimi i një sistemi serioz të shërbimit të bazuar në prioritete, efiçiencë, llogaridhënie, transparencë dhe në praktika të shërbimit të mirë serioz, kanë një rëndësi të madhe për të nxitur Kosovën për të ecur përpara. Ky event e shënon një moment të rëndësishëm për Kosovën që më në fund ka një institute trajnimi me programe kualitative dhe me kapacitet, ku njerëzit mund të përgatiten më mirë për të shërbyer qytetarëve të Kosovës dhe bizneseve”, tha Apostolova.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, tha se arritja deri në këtë fazë është rezultat i shumë përpjekjeve dhe mbështetjeve të vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës.

“Sikurse jeni në dijeni pesha e institutit të Kosovës për administratë publike tashmë është e afirmuar në nivel qeveritar dhe kjo kryesisht përmes trajnimeve të shumta dhe të vazhdueshme që ofrohen për nëpunësit civil të administratës publike. Ky projekt do të mundësoj realizimin e të gjitha trajnimeve në nivelin qendror dhe në atë lokal, pra, njoftimet tona për realizimin e administratës publike dhe për evropianizimin e saj ka nxjerr në pah pengesën e infrastrukturës në realizimin e trajnimeve të mëvonshme për nëpunësit civil, prandaj jemi zotuar që edhe këtë sfidë ta tejkalojmë duke ndërtuar godinën, e cila do të plotësojë të gjitha nevojat infrastrukturore dhe logjistike për trajnimin e të gjithë nëpunsve civil të administratës publike”, tha Yagcilar.

Ndërtesa e Institutit të Kosovës për Administratë Publike do të ketë sipërfaqe prej afro 3500 metër katrorë, në aspektin funksional ndërtesa do të përdoret për qëllime të trajnimeve dhe do të jetë e pajisur me mjete të nevojshme për zhvillimin e trajnimeve edhe nga fusha e teknologjisë informative.

Hapësira përreth objektit, sipas ministrit Yagcilar është planifikuar për kampusin e agjencive qeveritare, për të cilin është hartuar plani rregullues dhe është bërë marrëveshje me komunën e Prishtinës për shfrytëzimin e tokës./Trlegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Drejtësi
Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Lajme
Mbërrin në Durrës anija turistike

Mbërrin në Durrës anija turistike "Seaborne Quest", 450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës vizitojnë Shqipërinë

Lajme
Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Drejtësi
Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Lajme
Kalo në kategori