LAJMI I FUNDIT:

“Ndërtesa ka pësuar çarje në të gjitha anët”: Telefonon i burgosuri, thotë se ka dëmtime të shumta brenda një burgu në Lezhë

“Ndërtesa ka pësuar çarje në të gjitha anët”: Telefonon i burgosuri, thotë se ka dëmtime të shumta brenda një burgu në Lezhë

Një kërkesë e pazakontë vjen nga burgu i Shënkollit në Lezhë.

Një i dënuar që vuan dënimin në këtë burg ka telefonuar në News24 dhe ka kërkuar ndihmë.


Ai deklaroi se ka dëmtime të shumta brenda burgut por se, sipas tij, askujt nuk i intereson.

“Flasim nga burgu i Shënkollit. Është plasaritur godina pas themelit. Mbrëmë kanë ardhur pas mesnate e kanë dashur të ushtrojnë dhunë sepse kundërshtuam të hynim brenda. Godina e burgut ka pësuar çarje në të gjitha anët. Jemi të pasigurt. Vjen policia e burgut dhe na thonë futuni brenda me forcë, ose do sjellim DAP-in nga Tirana të ushtrojë dhunë ndaj jush. Kanë ardhur mbrëmë me dhunë me na fut brenda. Kemi shumë probleme. Kemi frikë të qëndrojmë brenda. Janë çarë muret, kanë lëvizur tullat. Dhomat kanë lëvizur. S’po i kërkojmë të na lirojnë, vetëm të na sigurojë jetën. Ka ardhur drejtori i burgut duke ushtruar dhunë. Ne kërkojmë të mbrojmë jetën tonë. Na thonë godina është e sigurt, rrini brenda. Jemi prej hallit këtu, duam të kryejmë dënimin e të shkojmë në shtëpinë tonë. Duam të na sigurojnë jetën. Kemi ndenjur jashtë. Na kanë futur brenda me zor”, ka deklaruar i dënuari, shkruan bw.

Në orët e hershme të mëngjesit të së martës, dy tërmete të fuqishme kanë goditur Shqipërinë.

Tërmeti i parë është regjistruar në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti ishte me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.

Si pasojë e këtyre tërmeteve, numri i viktimave po vazhdon të rritet dhe bëhet e ditur se janë rreth 600 persona të lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori