Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, ka raportuar ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i cili është pyetur për shumë çështje nga deputetët, anëtarë të këtij Komisioni.
Ministri Bajrami me theks të veçantë është pyetur për kërkesat e SBASHK-ut siç është projektligji për mësimdhënësit e viteve ’90 si dhe reagimin e sindikatës pas një deklarimi të ministrit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Kryetari i komisionit, Nait Hasani, i ka propozuar ministrit që të zvogëlohet buxheti për këtë çështje dhe ligji të shkoj në Kuvend, raporton KP.
“Ligji për njohjen e stazhit të mësimdhënësve të viteve ‘90-ta, sindikata ka paralajmëruar disa angazhime të vetat, është mirë që ky ligj që është në Ministri të Financave të kthehet të paktën ajo pjesa buxhetore të zbutet dhe të kaloj në kuvend të paktën t’ua japim një mirënjohje për punën që e kanë bërë në vitet e 90-99”, ka deklaruar ai.
Edhe deputetja, Teuta Haxhiu e ka pyetur ministrin për këtë Projektligj, duke thënë se pensioni që e marrin mësimdhënësit të cilët kanë punuar në këtë periudhë është fyese për ta.
“Nuk po flasim shumë por me të vërtetë nuk është lëvdatë por është fyese për mësimdhënësit e viteve 90-ta sado që kam punuar edhe vet në atë periudhë, por për ata pensionistë që sot paguhen me 65 euro për punën 40 vjeçare është fyese, në qoftë se flasim për dekoratat, kush i merr e kush nuk i merr, ka edhe shumë prej mësimdhënësve, unë po them 65, kur e them 65 flas saktë, 75 euro i merr pa dashtë me e fy një gjysh apo një gjyshe që nuk ka punuar kurrë, përjashtoj 75 euro të moshës, pjesë tjetër paguhen më pak se sa njerëzit në moshë, sot për 40 vit përvojë pune”, është shprehur ajo.
Nga ana tjetër, ministri Bajrami duke u përgjigjur pyetjeve të deputetëve tha se ka qenë keqkuptim deklarata e tij e bërë në Kuvendin e Kosovës për sa i përket mësimdhënësve të periudhës së viteve 90-99, pjesë e të cilëve ka qenë edhe ai.
“MASHT e ka hartuar këtë ligj, pra është një Projektligj që ka prit dhjetë vjet, e në këtë mandat është hartuar. Siç e dini vitin e kaluar me vendimin e AHT-it dhe Ministrisë së Punës ka filluar pagesa e përvojës së punës për vitet ’90-99, pra ajo po paguhet dhe po shpërblehet dhe po llogaritet edhe si vite aktive edhe për pensionim… Është keqkuptuar deklarata ime që mësimdhënësit janë ngopur me falënderime morale, mësimdhënësit kërkojnë që puna e tyre të vlerësohet me ligj. Jam një nga mësimdhënësit e këtyre viteve dhe mendojmë se ky ligj duhet të miratohet dhe jemi duke biseduar me MF-në që ligji të vijë në parlament dhe ju ftoj edhe ju që bashkë me mu ta mbështetni këtë ligj”, ka deklaruar ai.
Ndërkohë, kujtojmë se deklarata e ministrit Bajrami, është përcjellë me tone të ashpra nga mësimdhënësit dhe kryetari i SBASHK-ut, për të cilët raportoi KosovaPress gjatë vikendit.
Ministri është kritikuar edhe nga anëtarja tjetër e Komisionit, Shukrie Bajrami e Nisma-s, për punën jo të mirë në Qendrën e Kompetencës në Malishevë, për të cilën ka thënë se kanë marrë pagë mësimdhënës të cilët nuk kanë punuar asnjë ditë pune.
Ndërsa, Bekim Haxhiu i PDK-së, e ka kritikuar MASHT-in se me rishikimin e teksteve mësimore nuk ka ndryshuar asgjë në përmbajtje të tyre.
“Më ra me lexua pak histori të çikës në klasën e nëntë, e kam pa lexua edhe historinë e klasës së pestë, i lexoj kapak, nuk po shoh ndonjë rishikim që është bërë. Në klasë të pestë janë tri faqe që flasin për luftën e UCK-së, e janë dy rreshta për Adem Jasharin, e tri faqe për zgjedhjet pas luftës, e nja katër faqe për Administratën e UNMIK-ut. Me gjithë mirënjohjen tonë për Kombet e Bashkuara, për misionin e tyre në Kosovë, po në libra të historisë më shumë ka hapësirë për zgjedhjet pas luftës dhe Administratën e UNMIK-ut se sa për lutën e UÇK-së dhe luftën e NATO-s, që e ka sjellë lirinë e vendit, rishikim nuk është kjo që është bërë”, ka thënë Haxhiu.
Në mbledhjen e komisionit janë diskutuar edhe shumë çështje tjera për të cilat ministri Arsim Bajrami me bashkëpunëtorët e tij ka dhënë përgjigje. /KP/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Zmbrapset Vuçiq: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Ministri britanik, Docherty: I lumtur që trupat tona do të përforcojnë KFOR-in në Kosovë

Ish-ministri serb tregon kush e ngriti politikisht Milan Radoçiqin

Grupi terrorist erdhi të luftojë në Kosovë, zgjodhi Banjskën si pikë strategjike

Sulmi terrorist në Banjskë, si u fut në Kosovë tërë ai arsenal armësh nga Serbia?

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Luana Vjollca reagon pas dyshimeve se po i qarkullon një video erotike në internet

Ish-ministri serb tregon kush e ngriti politikisht Milan Radoçiqin

Putini shfaqet me një shenjë të errët të pashpjegueshme në ballin e tij gjatë paraqitjes së fundit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Sekretari britanik i mbrojtjes 'do të dërgojë trupa në Ukrainë'