LAJMI I FUNDIT:

Ndërroi jetë zyrtari i Komunës së Vushtrrisë, Emin Ibishi

Ndërroi jetë zyrtari i Komunës së Vushtrrisë, Emin Ibishi

Ka ndërruar jetë zyrtari për informim në  Komunën e Vushtrrisë, Emin Ibishi.

Njoftimin e ka dhënë kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, i cili ka treguar detaje për mbledhjen komemorative që do të mbahet në nderim të kolegut.


“Shumë i trishtueshëm lajmi i ndarjes nga jeta të kolegut Emin Ibishi, punëtorin dhe artistin e përkushtuar e të veçantë që kishte Komuna e Vushtrrisë. Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqëve dhe kolegëve. Nesër në ora 11:00, mbledhja komemorative në Komunën e Vushtrrisë”, ka shkruar Tahiri në Facebook./Telegrafi/