LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Hasan Meta

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Hasan Meta

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, në moshën 77 vjeçare, ish-Deputeti i legjislaturës së parë të Kuvendit të Kosovës,  dhe një prej bashkëthemeluesve të AAK-së, biokimisti Hasan Meta.

Hasan Meta ishte veteran i luftës së UÇK-së, ndërsa së fundi ishte nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Komuna e Pejës.


Reagimet e para, pas kumtit të lajmit kanë ardhur nga kryetari aktual i AAK-së në Pejë dhe ish-kryetari i kësaj komune Dr. Ali Berisha.

” Ishe stoik në qëndrimet dhe mendimet tua prej intelektuali. Furtunat e kohës asnjëherë nuk të ligështuan. Në kohërat më të vështira dhe më të lavdishme të popullit tonë u rreshtove aty ku e kërkonte atdheu e kombi. Do të kujtojmë gjithmonë me pietetin më të lartë. Të qoftë i lehtë dheu i vendit tënd! Gjithmonë do të kujtohet dhe nderohet vepra jote. Lamtumirë Hasan Meta!”-shkruan me pikëllim, Ali Berisha, transmeton portali Njeshi.com

Hasan Metën e ka kujtuar sot edhe ish-kryetari tjetër i komunës së Pejës dhe i AAK-së në Pejë, ish-ministri, prof. dr.  Et’hem Çeku.

“Lavdi T’Madhit Hasan Meta!”-shkruan Çeku.

Fatmir Gashi – bashkëthemelues i AAK-së, ish-zv/Ministër i Financave, bashkëpunëtorë politik në vite i të ndjerit Hasan Meta, në reagimin e tij shprehë pikëllimin e thellë dhe çmon lartë rolin e Metës në të gjitha periudhat para, gjatë dhe pas luftës.

“Peja dhe Kosova sot humbi një prej personaliteteve të shquara dhe të dalluara për rolin patriotik-kombëtarë në të gjitha periudhat, paraluftës, gjatë luftës dhe pasluftës, biokimistin e njohur Hasan Metën. I ndjeri Hasan Meta në kujtesën time dhe në kujtesën kolegtive të historisë kombëtare, do të mbetet figura qëndrore e proceseve më sfiduese për Lirinë e vendit. Hasan Meta do mbahet mend edhe për rolin dhe kontributin e tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës që në themelim! Pusho në paqe miku im, ja dole të mbetesh faqebardhë!”-shkruan Fatmir Gashi.

Hasan Meta do të varoset nesër (E Martë) më 25 Tetor në ora 16:00 në varrezat e qytetit në Pejë. Meta ka lindur më 16 Tetor të vitit 1945.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori