LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë një punëtor në Maqedoni pas rrënies nga skela

Ndërron jetë një punëtor në Maqedoni pas rrënies nga skela
Foto: Ilustrim

Gjashtëdhjetë e njëvjeçari S.A ka ndërruar jetë në vendngjarje pas rrëzimit nga skelja gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në Gjevgjeli.

Siç informon MPB, vdekje pa shenja të dhunës është konstatuar nga ana e një mjeku të Ndihmës urgjente mjekësore. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i Zyrës së jashtme për çështje kriminalistike Gjevgjeli.


Me urdhër të prokurorit publik trupi pa jetë është dërguar në Institutin për mjekësi ligjore Shkup që të kryhet autopsia./Telegrafi/