LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë një grua në QKUK, nipi lë fajtorë mjekët

Ndërron jetë një grua në QKUK, nipi lë fajtorë mjekët
Foto: Ilustrim

Një person dyshon se halla e tij e cila ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ardhur si pasojë e trajtimit të papërgjegjshëm të mjekëve.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 23:00 në QKUK, Prishtinë.


Siç thuhet në raport, trupi i pajetë i viktimës nuk është dërguar për obduksion.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën e lartcekur në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër kosovare  (halla e  tij) i cili dyshon se halla e tij ka ndërruar jetë si pasojë e trajtimit të pa ndërgjegjshëm nga mjekët dhe personi shëndetësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës nuk dërgohet për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/