Djali i Andrew Lloyd Webber, Nicholas Webber, ka vdekur nga kanceri i stomakut në moshën 43-vjeçare.

“Andrew e donte dhe e admironte talentin e Nickut si kompozitor dhe producent”, tha një përfaqësues për Page Six.


"Ata ishin të afërt gjatë gjithë jetës së Nick dhe sipas Andrew, Nick e mbajti humorin e tij të mirë deri në fund”, thuhet më tej.

Screenshot 5 48 Nicholas vdiq nga kanceri i stomakut

Vetë Andrew njoftoi fillimisht lajmin për vdekjen e të birit përmes Twitter duke shkruar: "Jam i tronditur që duhet të njoftoj se djali im i madh, Nick vdiq disa orë më parë në spitalin Basingstoke".

“E gjithë familja është mbledhur së bashku dhe jemi të tronditur nga kjo”.

Screenshot 6 39 Foto: Getty Images

Andrew ndau Nicholas me ish-gruan Sarah Hugill, me të cilën ai ishte i martuar nga viti 1971 deri në 1983.

Nicholas ishte një kompozitor dhe producent i nominuar për “Grammy”, i cili kishte punuar në serinë e BBC One "Love, Lies and Records", një përshtatje e librit klasik të autorit Antoine de Saint-Exupery.

Screenshot 7 39 Foto: Wire Image

Webber ka lënë pas gruan e tij, Polly Wiltshire, me të cilën u martua në vitin 2018. /Telegrafi/

Screenshot 8 38 Foto: Getty Images