Aktorja e njohur Sharon Stone ka bërë të ditur vdekjen e nënës së saj, Dorothy Stone, e cila ndërroi jetë më 26 mars në moshën 91-vjeçare.

Në një postim prekës në Instagram, Sharon e përshkroi nënën si “argëtuese dhe me komplekse”, duke shpërndarë një foto ku shfaqet duke qeshur pranë saj në një divan.


Ajo shtoi në përshkrim: “Një produkt i depresionit të madh, të mos e përsërisim më. Le të mbrojmë dhe kujdesemi”.

Dorothy u martua me Joseph Stone në vitin 1950. Ata qëndruan bashkë deri në vdekjen e tij në vitin 2009, vetëm pak para 60-vjetorit të tyre të martesës.

Në nekrologjinë e publikuar në Montana Daily Inter Lake, Sharon dhe motra e vëllai i saj, Kelly dhe Michael, thanë se Dorothy vdiq “në paqe pranë familjes dhe miqve të ngushtë”.

Dorothy, e njohur me nofkën “Dot” nga miqtë, ishte e dashur për humorin e saj të madh, pasionin për muzikën, lojërat e makinat e fatit, kopshtarinë etj.

Pas lajmit të trishtë, shumë miq të njohur të Sharon, përfshirë aktoret Allison Janney, Viola Davis dhe Melanie Griffith, i shprehën ngushëllimet e tyre publike përmes Instagramit.

Sharon Stone

Një ceremoni përkujtimore në nder të Dorothy Stone do të mbahet këtë verë në Montana, ku familja dhe miqtë do të nderojnë jetën dhe kujtimin e saj. /Telegrafi/