Bob Elmore, aktori i njohur, i cili u bë i famshëm për rolet e tij në filma si “Pirates of the Caribbean” dhe “The Texas Chainsaw Massacre 2”, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga kolegia e tij Caroline Williams, e cila postoi në Instagram një dedikim emocionues.


Williams ndau gjithashtu një foto nga një takim me fansa në eventin ‘Crypticon Minnesota’, ku shfaqej së bashku me Elmoren.

Bob Elmore interpretoi rolin e “Ekzekutorit” në “Pirates of the Caribbean: At World’s End”, duke luajtur krah Johnny Depp dhe gjithashtu ishte ‘stuntmen’ në filmin origjinal të serisë “Pirates of the Caribbean: The Curse of the Black Pearl” në vitin 2003.

Në karrierën e tij të gjatë në Hollywood, Elmore ka marrë pjesë si aktor dhe ‘stuntmen’ në shumë filma të njohur, duke përfshirë rolin e truprojës në “The Usual Suspects” në “Uncle Buck” me John Candy, si dhe në filmat “Casino”, “City of Angels”, “Being John Malkovich” dhe “Police Academy 2: Their First Assignment”.

Derisa arsyeja e vdekjes nuk është bërë publike, fansat dhe kolegët kujtojnë me respekt kontributin dhe profesionalizmin e tij në kinematografi. /Telegrafi/

Foto: Disney