Ka ndërruar jetë Mahmut Jusufi, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Jusufi ka ndërrur jetë sot në mëngjes kurse varrimi i tij do të bëhet në varrezat e qytetit të Tetovës pas namazit të ikindisë që do të falet Xhaminë Eski.


Jusufi ka lindur më 13 Qershor të vitit 1948.

Ai në vitin 2009 ishte kandidat i Demokracisë së Re të Imer Selmanit për Komunën e Tetovës.

Kohën e fundit ai ju bashkangjit Këshillit Opozitar të inicuar nga Lëvizja Besa./Telegrafi/