Ka ndërruar jetë këngëtari shqiptar, Shpat Kasapi, kanë raportuar mediat shqiptare në Maqedoni të Veriut.

Sipas asaj që është thënë deri më tani, Kasapi ka pësuar sulm në zemër.


Artisti i njohur vdiq në moshën 40-vjeçare.

Foto: Instagram

Kasapi u lind më 1 maj 1985 në Tetovë.

Karrierën e ka nisur në fillim të viteve 2000.

Ai ka lënë pas një karrierë të gjatë e me hite të shumta si: “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj” etj.

Gjithashtu, ka marrë pjesë në festivale të rëndësishme dhe ka bashkëpunuar me emra të njohur të industrisë muzikore.

Prej vitesh ka marrë vëmendje me paraqitjen e tij në skenë dhe për afrimitetin e madh me publikun.


I ndjeri kishte një djalë me ish-bashkëshorten e tij, Selvije Jao. /Telegrafi/