LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë ish-zëvendëskancelari austriak Erhard Busek

Ndërron jetë ish-zëvendëskancelari austriak Erhard Busek

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare ish-zëvendëskancelari austriak, Erhard Busek.

Sipas një deklarate nga instituti (IDM), të cilin ai drejtoi, Busek ndërroi jetë papritur të dielën, përcjell Telegrafi.


Ai filloi karrierën e tij politike në OVP në vitin 1964, dhe pesë vjet më vonë u bë Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm.

Nga viti 1991 deri në 1995, ai shërbeu si kreu i OVP-së dhe zëvendëskancelar në një qeveri të përbërë nga Partia Popullore dhe Partia Social Demokratike (SPO).

Ai ishte gjithashtu ministër i parë i Shkencës, dhe që nga viti 1994 ministër i Arsimit.

Nga viti 1996 ai ishte koordinator i Iniciativës për Bashkëpunim të Evropës Juglindore (SECI), dhe nga viti 2000 deri në 2002 ishte i dërguari i qeverisë austriake për zgjerimin e BE-së.

Nga viti 2002 deri në vitin 2008, ai ishte gjithashtu Koordinator Special i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Kalo në kategori