LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë akademiku Bllazhe Ristovski, autori i enciklopedisë kontroverse

Ndërron jetë akademiku Bllazhe Ristovski, autori i enciklopedisë kontroverse

Ka ndërruar jetë sot në moshën 87 vjeçare anëtari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase (AMSHA), akademik Bllazhe Ristovski.

Një kohë të gjatë ka drejtuar Institutet e folklorit dhe më pas të historisë. Në vitin 1991-1992 ishte nënkryetar i Qeverisë së parë pas pavarësimit të vendit nga ish-Jugosllavia. Më pas kalon si anëtar i ASHAM.

Akademia e Shkencave e Republikës së Maqedonisë vuri në qarkullim në shtatorin e kaluar “Enciklopedinë e Maqedonisë”, Shkup 2009, botuar nën kryesinë e akademikut të saj, Blazhe Ristovski.


Kjo enciklopedi hasi në kritika të ashpra për shkak të përmbajtjes fyese dhe të pavërtetave të mëdha për shqiptarët dhe historinë e tyre. Në këtë botim për shqiptarët thuhej se janë “njerëz mali, njihen si shiptari, arnauti etj”.

Gjithashtu, në enciklopedi thuhej se “shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur nga Shqipëria dhe se me forcë kanë dëbuar maqedonasit nga vendbanimet e tyre”.

Kuvendi i Akademisë atëkohë shkarkoi redaksinë për hartimin e Enciklopedisë dhe gjithashtu kishte vendosur ndalimin e shitjes së 1,500 ekzemplarëve të enciklopedisë kontestuese.

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori