LAJMI I FUNDIT:

Ndërroi jetë ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Ismail Kastrati

Ndërroi jetë ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Ismail Kastrati

Pas një sëmundje të shkurtër në moshën 79-vjeçare ka ndërruar jetë Ismail Sali Kastrati, ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

I lindur në Hogosht të Kamenicës, në një familje me tradita kombëtare, Kastrati mbajti pozita të ndryshme të larta në fushën e ekonomisë dhe financave. Prej vitit 1999 deri në vitin 2005 ai ishte kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe prej vitit 1999 deri në vitin 2002 ishte anëtar i Këshillit Tranzitor të Kosovës.

Në vitet e 90-ta për shkak të aktiviteti të tij politik ishte burgosur nga regjimi serb. Në vitin 1999 ai shërbeu si zëvendësministër për Ekonomi dhe Financa në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. Gjatë periudhës 1992 deri në vitin 1999 Kastrati ishte zyrtar në Këshillin qendror të Kosovës për financa, fillimisht duke shërbyer si kryetar i Komisionit për financa dhe pastaj si kryetar i Këshillit.

Kastrati është autor i shumë botimeve që kanë të bëjnë me lëmin e ekonomisë dhe më gjerë. I ndjeri la pas vetes gruan dhe katër fëmijë.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më datën 16.12.2022 në orën 12:00 në varrezat e qytetit në Arbëri, Prishtinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori