LAJMI I FUNDIT:

Ndërroi jetë ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Rahovecit

Ndërroi jetë ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Rahovecit

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Kuvendit të Rahovecit, Esat Haxhijaha.

Lajmin për vdekjen e bëri të ditur kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latif, i cili tha se Haxhijaha dha një kontribut të dukshëm për disa dekada në proceset edukative, politike, ekonomike dhe shoqërore.


“Ishte kryetar i Kuvendit të Komunës së Rahovecit që barti mbi supe përgjegjësi dhe kreu shumë detyra në shërbim të komunës e popullit të kësaj treve.

Esat Haxhijaha në kujtesën tonë mbetet një njeri i mirë dhe me ndikim të madh në popull, i dashur, intelektual i çmuar, një shqiptar i mirë që i dha vendit dhe përpjekjes tonë për liri një kontribut të veçantë, për ç’gjë edhe u burgos nga Serbia.

Ai do të mbahet gjatë në mend për kontributin e tij në zhvillimin dhe përparimin e komunës së Rahovecit, arsimimin dhe edukimin e brezave.

Komuna jonë dhe qytetarët tanë sot dhe në të ardhmen shprehin vlerësimin, mirënjohjen dhe respektin më të lartë ndaj z. Esat Haxhijaha.

Në këtë moment dhembjeje e pikëllimi, me rastin e vdekjes së bacës Esat, në emër të të gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit dhe në emër timin, familjes Haxhijaha, farefisit, miqve dhe bashkëpunëtorëve, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta!”, ka shkruar Latifi.

Në kujtim të jetës dhe kontributit të Esat Haxhijahës, nesër me fillim në orën 15:00, në Sallën e Kuvendit Komunal, organizohet mbledhje komemorative. /Telegrafi/