LAJMI I FUNDIT:

Ndërroi jetë Enver Shabanaj – gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Ndërroi jetë Enver Shabanaj – gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Për vdekjen e gjykatësit Enver Shabanaj kanë njoftuar të afërmit e të ndjerit, kurse e ka bërë publik Gjykata në faqen zyrtare në Facebook.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama i ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë miqve të ndjerit Shabanaj.


“Gjykata përherë do ta kujtoj gjyqtarin Enver për punën, urtësinë dhe virtytet e larta të tij”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Enver Shabanaj ishte gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm -Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1983. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2004, ndërsa praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Istog në vitin 1984.

Shabanaj gjithashtu ka punuar Avokat në Odën e Avokatëve të Kosovës prej 2006 deri në vitin 2012.

Në vitin 2012 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Më 01.01.2013 i ndjeri ishte emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa nga korriku i vitit 2017 ishte caktuar gjyqtar në Departamentin për Çështje Civile. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori