Ndërrimi i drejtorëve në Komunën e Prishtinës nga partitë opozitare dhe shoqëria civile po konsiderohet si plotësim i pozitave me militantë partiakë pa përvojë pune. Sipas tyre ky është një eksperiment i keq që në të kaluarën nuk ka dhënë asnjë efekt në ngritje të efikasitetit në dobi të qytetarëve.
Lidhja Demokratike e Kosovës shprehet se ndërrimi i drejtorëve nuk pritet të rrit efikasitetin e punës dhe për këtë arsye nuk pritet të ketë sukses.
Asambleistja Vlora Dumoshi thotë se më e pakta 6 muaj do t’iu duhet drejtorëve të rinj për t’u përshtatur me punën e tyre.
“Ne nuk presim që të ketë sukses. Kjo është një retorikë e tij personale e kryetarit. Vetë fakti tash në mbledhjen e fundit, raporti i buxhetit tregon që 25 milionë i ka bartje për vitin e ardhshëm… Këtyre drejtorëve të rinj veç me u ambientuar në drejtori iu duhet së paku gjashtë muaj ditë deri në 1 vit, kështu që nuk pres sukses… Kjo është puna e koalicionit aty për brenda. Na e shohim që ata nuk kanë asnjë gjuhë të përbashkët”, thotë Dumoshi.
Ndërsa, partia tjetër opozitare, Lëvizja Vetëvendosje përmes asambleistit, Eman Rrahamani shprehet se ndërrimi i drejtorëve është bërë më shumë për t’i plotësuar tekat dhe interesat e grupeve të caktuara, e jo për të ngritur efikasitetin e punës së atyre drejtorive.
Sipas tij, një drejtor që nuk ka pasur sukses në një drejtori, nuk mundet me pas sukses në drejtorit tjetër.
Këtë, siç thotë ai, e dëshmon efikasiteti i tyre i dobët i secilit prej tyre.
“Në komunën e Prishtinës nuk ka interesim për me punuar për qytetarët, mirëpo për me i plotësuar tekat dhe interesat e grupeve të caktuara ku qëllim kryesor pra është ai, dhe jo puna dhe investimi për qytetarët… Puna e drejtorëve është punë menaxheriale. Një drejtor që nuk ka pasur sukses në një drejtori nuk mundet me pas sukses në drejtorin tjetër për shkak se në punën e drejtorive ka të bëjë me menaxhimin e stafit dhe punës së asaj drejtorie… Në qoftë se nxjerr një performacë të secilit drejtor atëherë mundesh me i pa rezultatet e tyre që nuk kanë qenë as minimale. Po flas vetëm për drejtorin e pronës që të cilin ne kemi jashtëzakonisht probleme me pronat që na vijnë në kuvendin komunal”, deklaron ai.
Nga iniciativa për progres (INPO), monitoruesi i punës së kryeqytetit, Qëndrim Arifi shprehet se këto eksperimente nuk mund të rritin cilësinë e punës drejtoreve, ndërsa konsideron se nuk kanë dhënë asnjë efekt në të kaluarën.
“Këto eksperimente me drejtorët nuk është qe e rritin cilësinë e tyre dhe rritin mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Prishtinës. Këto janë eksperimente të këqija që nuk kanë dhënë efekt në të kaluarën, e aq më pak shtoja faktin se drejtori i pronës, kalon në mirëqenie sociale. Nuk e di ku kryetari i Komunës i ka marr ato pika të forta të këtij drejtori nga një dikaster që ka mund të them që ka dallueshmëri të madhe mes tjetrit… Mandati i kryetarit është katër vite. Nëse vazhdohet kështu çdo vit të shikon t’i lë hapësirë një vit të tregoj vetën”, deklaron Arifi.
Njohësi i çështjeve lokale, Rasim Aliaj thekson se gjatë këtij mandati cilësia e drejtorëve në komunë të Prishtinës ka qenë sipërfaqësore vetëm sa për të plotësuar numrin.
Duke përmendur rolin e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë mandatit të parë të Ahmetit, Aliaj thotë se pa këtë parti, kryetari i Prishtinës ka hyrë në këtë vallen e pranimit të presioneve nga subjektet e tjera politike.
Përkundër insistimit disa ditor të KosovaPress, kryetari Shpend Ahmeti ka qenë i pa qasshëm për t’u deklaruar për këtë çështje./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Zmbrapset Vuçiq: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Ministri britanik, Docherty: I lumtur që trupat tona do të përforcojnë KFOR-in në Kosovë

Sulmi terrorist në Banjskë, si u fut në Kosovë tërë ai arsenal armësh nga Serbia?

Ish-ministri serb tregon kush e ngriti politikisht Milan Radoçiqin

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Luana Vjollca reagon pas dyshimeve se po i qarkullon një video erotike në internet

Ish-ministri serb tregon kush e ngriti politikisht Milan Radoçiqin

Putini shfaqet me një shenjë të errët të pashpjegueshme në ballin e tij gjatë paraqitjes së fundit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Sekretari britanik i mbrojtjes 'do të dërgojë trupa në Ukrainë'