LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet seanca e Kuvendit, shtyhet për afat të pacaktuar

Ndërpritet seanca e Kuvendit, shtyhet për afat të pacaktuar

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë në mungesë të deputetëve të PDK-AAK dhe Nismës.

Pas largimit të deputetëve të PAN-it, seancën e kanë lëshuar edhe deputetët e Listës serbe.

Glauk Konjufca nga lëvizja Vetëvendosje tha se Kuvendi nuk mund t’i bindet tekeve të PDK-së, por sipas tij, meqenëse të pranishëm nuk janë as anëtarët e kabinetit qeveritar atëherë më e udhës është ndërprerja e seancës.

“Vërejtje serioze për kryeministrin Haradinaj”, tha Konjufca, duke shtuar se Haradinaj nuk mund t’i bindet kërkesave të PDK-së nëse është kryeministër i të gjithëve.

Ai tha se në Kuvend ka deputetë edhe të LDK-së e Vetëvendosjes, e jo vetëm të partive në pushtet.

Ndërkaq, Avdullah Hoti nga LDK-ja tha se sot në Kuvend kanë ardhur të përgatitur në seancë.  Ai tha se Kuvendi nuk duhet të shndërrohet për arenë për çështje të interesave individuale.

Hoti tha se seanca duhet të ndërpritet pasi s’ka kuorum.

“Lus deputetët të jenë të arsyeshëm. Ka çështje më të mëdha se agjenda të ngushta individuale”, tha Hoti, duke shtuar se pavarësia e Kosovës ende nuk është konsoliduar dhe duhen të bëhen bashkë për agjenda shtetërore.

Hoti tha se do të vijë dita kur drejtësia do t’i zbardh të gjitha vrasjet dhe çështjet tjera të pasluftës.

Ndryshe, pasi deputetët e PAN-it lëshuan seancën, Memli Krasniqi nga PDK-ja propozoi që seanca të vazhdoj nesër. Ndërkaq, Vetëvendosje kërkoi që seanca të vazhdojë javën e ardhshme, pa precizuar ndonjë datë, derisa LDK-ja kërkoi mbajtjen e seancës të hënën.

I mbetet Kryesisë së Kuvendit të vendosë se kur do të vazhdojë kjo seancë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori