LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet për sot vaksinimi kundër gripit sezonal në QKMF-Prishtinë, shkak mosmbajtja e distancës

Ndërpritet për sot vaksinimi kundër gripit sezonal në QKMF-Prishtinë, shkak mosmbajtja e distancës

Mosmbajtja e radhës nga qytetarët si dhe e distancës ka bërë që Qendra e Mjekësisë Familjare në Prishtinë të ndërpres dhënien e vaksinës kundër gripit sezonal, për të vazhduar të mërkurën.

Drejtori i QKMF-së, Sami Uka në një prononcim për Telegrafin ka thënë se e kanë ndërprerë dhënien e vaksinave kundër gripit sezonal për shkak të tollovisë që është shkaktuar nga qytetarët.


Uka tha se procesi i vaksinimit do të vazhdojë të mërkurën nga ora 08:00 të mëngjesit, dhe për këtë siç tha ai do ta kenë ndihmën e Policisë së Kosovës për të mbajtur rendin, radhën si dhe distancën tek qytetarët.

Numër i madh i qytetarëve të interesuar për vaksinën kundër gripit sezonal, ndërhyn Policia në Prishtinë
Lexo po ashtu Numër i madh i qytetarëve të interesuar për vaksinën kundër gripit sezonal, ndërhyn Policia në Prishtinë

“Ndodhi ajo që ndodh gjithmonë tek ne. Askush nuk priste radhën dhe është dashur që të ndërpritet procedura e vaksinimit për shkak të tollovisë. Ne jemi për të dhënë vaksinën kundër gripit sezonal dhe jo të COVID-it. Edhe për të mos shpërndarë COVID-in, meqenëse nuk respektoheshin masat e parapara për parandalimin e shpërndarjes së pandemisë është dashur ndërpritet sot përkohësisht dhënia e vaksinës. Nga nesër do të fillojmë menjëherë në orën 08:00 të mëngjesit. Nesër do të kemi dhe ndihmën e policisë e cila do të përpiqet që të mbajë rendin për marrjen e vaksinës kundër gripit sezonal”, ka thënë Uka.

Ai po ashtu tha se sot për katër orë janë dhënë rreth 500 vaksina kundër gripit sezonal.

Zemaj: Sot fillon shpërndarja e vaksinës kundër gripit sezonal
Lexo po ashtu Zemaj: Sot fillon shpërndarja e vaksinës kundër gripit sezonal

“Sot janë administruar për katër orë, diku 500 individë janë vaksinuar. E kemi paraparë që vaksinimi mos të zgjas më shumë se 10 ditë po kjo është nxit nga mos durimi i qytetarëve dhe nga vonesa e vaksinës, e cila është dashur të jepet më herët”, u shpreh Uka.

Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Telegrafin ka thënë se asistenca e kërkuar nga inspektorët sanitar ka ardhur për shkak të grumbullimit të madh të qytetarëve (kryesisht persona te moshuar) për marrjen e vaksinave mbrojtëse ndaj gripit sezonal.

“Rreth orës 11:00 policia i ka asistuar inspektorët sanitar në  QKMF në rr ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë. Asistenca e kërkuar nga inspektorët ka ardhur për shkak të grumbullimit të madh të qytetarëve (kryesisht persona të moshuar) për marrjen e vaksinave mbrojtëse ndaj gripit sezonal”, ka thënë ai.

Borovci u shpreh se duke parë që të njëjtit rrezikonin të ekspozoheshin edhe ndaj virusit aktual SarsCov2, ata janë ftuar të shpërndahen, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik.

“Të njëjtit janë njoftuar nga kompetentët se procesi i vaksinimit për sot ka përfunduar”, ka thënë ndër të tjera Borovci për Telegrafin.

Ndryshe, të hënën ka filluar shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal, ndërsa me 160 500 vaksinat e para do të imunizohen grupet më të rrezikuara. Po ashtu është bërë e ditur se në ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë është në proces të sigurimit edhe të 50 000 vaksinave të tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori