eksperti ad

KRU “Hidromorava” Sh.A ka njoftuar se më 26 qershor 2026 do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në Komunën e Kamenicës dhe në fshatrat përreth.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 11:30 deri në 16:00 dhe vjen si pasojë e ndërprerjes së planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS.


Si rezultat, furnizimi me ujë do të ndërpritet përkohësisht në qytetin e Kamenicës dhe në të gjitha fshatrat e kësaj komune.

KRU “Hidromorava” ka bërë të ditur se për çdo ndryshim apo informacion shtesë, konsumatorët do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit. /Telegrafi/