Ndërprerje të ujit në disa zona në Mitrovicë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim do të vazhdojnë punimet në rrjetin e ujësjellësit, me qëllim sanimin e rrjedhjeve në Zveçan dhe të një defekti në stacionin e pompimit në Suhodoll.
Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes elektro-mekanike janë në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e problemeve teknike që kanë ndikuar në furnizimin e rregullt me ujë, përcjell Telegrafi.
Gjatë zhvillimit të këtyre punimeve, pritet të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes në disa zona përreth.
KRU “Mitrovica” ka sqaruar se ndërprerjet e ditëve të fundit janë rezultat i këtyre punimeve dhe do të vazhdojnë deri në përfundimin e tyre.
Kompania u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim dhe ka garantuar se furnizimi do të normalizohet menjëherë pas përfundimit të punimeve. /Telegrafi/


















































