ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona në Mitrovicë.

Ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar në këto zona në punime në rrjetin e ujësjellësit: Rr. “Afrim Xh.Hyseni”, Rr. “Ukshin Kovaqica”, Rr. “Sylyshët”, Rr. “Asllan Cimili”, Fshati Frashër dhe Fshatin Vidimriq.


Ndërsa, punimet në rrjetin e kanalizimit në këto zona: Rr. “Martirët e Kombit”, Rr. “Shemsi Ahmeti” dhe Lagja “Koloni”.

“Pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit. Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/