LAJMI I FUNDIT:

Ndërprerje emergjente e rrymës në Mitrovicë

Ndërprerje emergjente e rrymës në Mitrovicë

KEDS përmes një njoftimi ka thënë se të enjten prej orës 11:00 deri në ora 12:00 në NS 35/10kV Shupkovci do të ketë ndërprerje totale emergjente të rrymës.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Reka, Tunelli i Parë, Kutllofci, Mazhiqi, Rashani, Tërstena, Bare, Bajgora, Vidishiqi, Kovaqica, Kaqanolli, Rahova, Boletini, Zhazha, Vllahia, Zijaqa, Maxhera, Melenica, Dedia, Zabërgja, Selaci, Shupkovci, Kçiqi i Vogël dhe i Madh, qendran e Qytetit, pjesa nga stacioni hekurudhor dhe lagjja Sitnica, ETC, Emona City, Fabrika e pjimeve, Çarli, Parku i Biznesit, Terminali, Furra, Zyra administrative e veriut, Lagjja e Shangajit ( Livadhit ), Lagjja engleska, Lagjja Kolloni, Majdani, Lagjja Cenaj, Stacioni i Pompave- Tuneli i Parë, PTK-Ambulanta Tunel i Parë, Universiteti i Mitrovicës, Muzeu i Kristaleve dhe Mineraleve, Sh.F. Elena Gjika, QMF “Nexhat Çuni” dhe UM Isa Boletini. /Telegrafi/